Visar Azemi nga LDK akuzon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shpërdorim të informacionit lidhur me Vuk Hamoviqin, duke thënë se deklaratat e Kurtit se Kosova nuk fiton dhe nuk blen rrymë nga Hamoviqi janë të pavërteta.
Sipas Azemit, Hamoviqi fiton mbi 70 milionë euro në muaj nga ankandet për bartjen e energjisë elektrike dhe mban të bllokuar linjën e interkoneksionit me Shqipërinë, duke abuzuar me çmimet në kurriz të qytetarëve.
Ai kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Hamoviqit.





