Ish-zëvendësministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër qeveritarët aktualë për sjelljen e tyre ndaj sistemit të drejtësisë, duke e krahasuar me situatën në Shqipëri.
Sipas Tahirit, ndërsa në Shqipëri zyrtarët përballen me prokurorinë, në Kosovë pushtetarët “nuk përfillin as prokurorinë, as gjykatat”, duke mbajtur kështu vendin peng.
Ajo theksoi se kjo qasje ka bërë që qytetarët të ndihen të bllokuar dhe të pambrojtur nga institucionet e drejtësisë.




