Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka nënshkruar një marrëveshje me GIZ Gjermani për projektin “Kosovo4Green”, që synon të përmirësojë zhvillimin urban të qëndrueshëm në komunat e vendit.
Projekti mbështet reformat ligjore dhe planifikimin hapësinor, integrimin e zhvillimit të gjelbër dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
AKK do të koordinojë fondet dhe përfshirjen aktive të komunave, duke fuqizuar kapacitetet e tyre për planifikim urban sipas standardeve evropiane.




