Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për Listën Serbe, duke e akuzuar atë për kontradiktë politike dhe ikje nga përgjegjësia.
Hoxhaj thotë se Kurti, i cili dikur bënte akuza të ashpra ndaj Listës Serbe, tani po fshihet pas procedurave juridike dhe po e zhvendos përgjegjësinë te gjykatat dhe ndërkombëtarët.
Sipas tij, kjo nuk lidhet me pengesa ligjore, por me mungesë vullneti politik të kryeministrit.
Hoxhaj kritikon Kurtin për qëndrim të dyfishtë dhe për tentim ta paraqesë çështjen si neutrale, duke thënë se kjo qasje dëmton besueshmërinë e tij dhe tregon mungesë lidershipi.





