Në ambientet e “Fondacionit Ditchley” në Oxfordshire është mbajtur një konferencë e mbyllur për dialogun Kosovë–Serbi, ku mori pjesë edhe emisari francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Ai e cilësoi takimin si diskutim interesant në një mjedis të shkëlqyer, pa dhënë detaje të tjera.
Kjo është praktikë e zakonshme për aktivitetet e Fondacionit Ditchley, i cili organizon konferenca me ftesa të mbyllura, me synimin për të nxitur dialog dhe mirëkuptim ndërkombëtar mbi çështje globale si gjeopolitika, demokracia dhe teknologjia.




