Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i ka dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, duke kërkuar heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës.
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, tha se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.
OEK kërkon që sektori privat i Kosovës të ketë qasje të barabartë dhe të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët.





