Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut ka lansuar një peticion që kërkon nga institucionet e Kosovës hartimin dhe miratimin e Listës Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale për minatorët.
Sipas Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, lista do të siguronte njohjen ligjore të sëmundjeve të shkaktuara nga puna në miniera, trajtim shëndetësor adekuat, kompensim financiar, pensionim të parakohshëm dhe masa parandaluese.
Projekti financohet nga SIDA dhe zbatohet nga CDF, duke synuar fuqizimin e të drejtave të minatorëve dhe dokumentimin e sëmundjeve profesionale, të cilat sindikata i konsideron si realitete të rënda që prekin jetët dhe familjet e tyre.




