Një avion i vogël i tipit “Piper” u rrëzua sot në Liqenin e Mavrovës, ku ndodheshin dy shtetas të Kosovës. Të dy arritën të dalin nga avioni dhe u transportuan në Spitalin e Gostivarit me lëndime.
Sipas autoriteteve, piloti deklaroi se aksidenti ndodhi për shkak të një problemi me motorin. Avioni, i prodhuar më 1961 dhe i regjistruar në SHBA, kishte certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe kishte fluturuar më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut.
Ndërhyrja u bë menjëherë nga policia, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe shërbimet mjekësore.




