Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, doganierët dhe Policia Kufitare ndaluan një autobus për kontroll të detajuar, ku u zbuluan mallra të padeklaruara si aksesorë sportivë, produkte kozmetike dhe artikuj për fëmijë, me vlerë rreth 5,100 euro.
Vozitësi nuk kishte dokumentacion për mallrat, ndaj u iniciua procedurë për kundërvajtje doganore dhe mallrat u sekuestruan.
Dogana e Kosovës u bën thirrje udhëtarëve të respektojnë detyrimet ligjore dhe të deklarojnë mallrat për të shmangur ndëshkimet dhe vonesat.




