Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll hapet të shtunën me derbin e madh mes Rahovecit dhe Kastriotit në palestrën “Mizahir Isma”.
Kastrioti kryeson tabelën me 22 pikë, ndërsa kampioni Rahoveci është vetëm dy pikë prapa, duke e bërë sfidën vendimtare për garën për titull.
Takimi pritet të sjellë rivalitet të fortë dhe numër të madh shikuesish. Ndeshjet tjera të javës luhen të dielën: Prishtina–Vëllaznimi, Besa Famgas–Llapi dhe Vushtrria–Trepça.




