Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike i ka refuzuar aplikimin për akreditim si vëzhgues për zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor 2025.
IKD e konsideron vendimin arbitrar dhe pa arsyetim të qartë, duke shkelur ligjin dhe standardet ndërkombëtare për transparencë dhe llogaridhënie.
Organizata paralajmëron përdorimin e të gjitha mekanizmave ligjorë për të kundërshtuar vendimin dhe për të mbrojtur rolin e shoqërisë civile në monitorimin e zgjedhjeve.




