Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it kanë kryer trajnime të specializuara për zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët, një aftësi thelbësore për sfidat e sigurisë moderne.
Trajnimet përfshijnë ndërhyrje në sinjalet e kontrollit dhe GPS të dronëve, duke i bërë ata të ulen, qëndrojnë pezull ose të kthehen te operatori.
KFOR thekson se këto ushtrime rrisin koordinimin, punën ekipore dhe efektivitetin e misionit ndaj kërcënimeve ajrore.




