Policia e Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kanë nisur një ushtrim të përbashkët, i cili do të zgjasë nga ora 15:00 deri në 21:00.
Në aktivitet do të përfshihen njësitë patrulluese, njësitë e reagimit të shpejtë dhe njësitë speciale, duke përdorur pajisjet dhe mjetet e nevojshme.
Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në lagjen Arbëria përreth Ambasadës.




