Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se viti 2025 ka gjetur Kosovën në një situatë të jashtëzakonshme politike dhe institucionale, duke theksuar nevojën për një ndryshim politik të jashtëzakonshëm.
Ai shtoi se fokusin nuk e ka pushteti, por ruajtjen e shtetit dhe demokracisë, bazuar mbi sakrificat e popullit dhe gjakun e dëshmorëve.
Hoxhaj nënvizoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk janë thjesht garë politike, por një betejë për mbrojtjen e demokracisë në vend.




