Dy gra, Eorda Sinollari dhe ekspertja e njohur e ekonomisë Elizabeta Katija, humbën jetën këtë mëngjes në një aksident të rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Përplasja mes një veture me targa të huaja dhe një kamioni me targa vendore ndodhi rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të.
Shoferi i kamionit mbeti i lënduar dhe po trajtohet në QKUK.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





