Ismet Beqiri nga LDK ka deklaruar se po synon të rikthehet në Kuvend në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se megjithëse nuk i ka mbetur merak mungesa e tij në një “maskaradë politike”, ka ndjerë mungesën e mundësisë për të kontribuar në zhvillimet institucionale.
Në një intervistë për Klan Kosovën, ai u shpreh se muajt e fundit kanë qenë shqetësues dhe se bllokadën e shtetit ia atribuon partisë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit.
Beqiri theksoi se dëshiron të rikthehet në parlament për të dhënë sadopak kontribut në funksionimin e institucioneve dhe jetën politike të vendit.




