Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi falje gjatë një foltoreje në Elbasan për firmat e mbledhura nga demokratët për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.
Ai e cilësoi veprimin si gabim, duke sqaruar se të gjitha firmat u tërhoqën më pas. Berisha shtoi se firmat u dhanë në një periudhë mbështetjeje për një kandidat të pavarur për Tiranën, por megjithatë, Shabani u zgjodh nga Edi Rama.
Ai paralajmëroi se Kryesia e PD-së do të marrë vendime për angazhimin në “betejën vendimtare”.




