
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë znj. Anu Prattipati.
Siq njofton Policia e Kosovës takimi u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.
Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me situatën e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe tema të ndryshme në interes të organizatës policore.
Drejtori Hoxha dhe Prattipati diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve me qëllim që ata dhe komunitetet e tyre të mbahen të sigurta në mënyrë efektive./rtvmalisheva/