Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 dhjetor 2025 një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë dhe e ka dorëzuar atë në Stacionin Policor Qendra, duke treguar përgjegjësi qytetare.
Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke sjellë dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe veprimet e ndërgjegjshme, duke theksuar se raste të tilla forcojnë besimin publik dhe sigurinë në komunitet.




