Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se 313 fëmijë nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale do të përfshihen në edukimin e hershëm përmes Programit të Kuponëve.
MAShTI do të mbulojë shpenzimet e kopshtit dhe transportit për këta fëmijë, për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë.
Programi synon të rrisë qasjen dhe përfshirjen e fëmijëve të moshës 3–5 vjeç në edukimin e hershëm, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet përfituese.




