Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e zyrtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, lidhur me lotët e nënës së Ramush Haradinajt.
Konjufca e cilësoi deklaratën si të gabueshme dhe të pakujdesshme.
Në emisionin “Pressing” në T7, Konjufca theksoi se lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie për sakrificën e djemve të saj për lirinë e Kosovës dhe se ato nuk mund të gjykohen nga askush.
Ai shtoi se sakrifica e familjeve të dëshmorëve duhet të trajtohet me respekt dhe ndjeshmëri, pa u keqpërdorur për qëllime politike apo debate publike.




