Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), me vlerë mbi 901 miliardë dollarë, ku përfshihet edhe Kosova.
Pas këtij zhvillimi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington ka reaguar duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin, sigurinë dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.
Ligji mbështet dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke dhe kundërshton çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh, duke e cilësuar stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës si interes strategjik të SHBA-ve.




