Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Avdullah Hotit për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Washingtonit, duke e quajtur atë “njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë”.
Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj dhe se vetëm Serbia e akuzon për moszbatim.
“Në atë kohë unë s’kam qenë as kryeministre, as presidente”, tha Osmani.




