Policia e Kosovës ka realizuar më 23 dhjetor 2025 ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991), njëri nga Gjermania dhe tjetri nga Franca.
Ekstradimi u bë në bashkëpunim me autoritetet e këtyre shteteve, pasi të dy personat kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në vepra të ndryshme penale dhe shmangie nga drejtësia.
Pas kthimit në Kosovë, ata u dorëzuan njësive përkatëse policore në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për vazhdimin e procedurave ligjore.




