Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, priti ekipin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së (EEM) për të diskutuar rolin e gjykatës në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Ekspertët e BE-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit gjatë procesit zgjedhor, ndërsa Rexhepi informoi për hapat e ndërmarra nga gjykata dhe gatishmërinë për të shqyrtuar çdo ankesë të qytetarëve, kandidatëve dhe subjekteve politike, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.




