Instituti “Octopus” akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, përmes shpalljes së konkurseve për punësime në institucionet paralele serbe.
Hulumtuesi Ridvan Emini thotë se këto veprime synojnë manipulimin e votës së qytetarëve serbë dhe favorizimin e Listës Serbe.
Ai kërkon nga Bashkimi Evropian masa konkrete dhe sanksione ndaj Beogradit, duke theksuar se Serbia përdor mekanizma politikë, financiarë dhe mediatikë për të ndikuar në procesin zgjedhor në Kosovë.




