Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ka nisur në 25 përfaqësi, duke filluar nga ora 05:00 në konsullatën e Kosovës në Stamboll dhe nga ora 07:00 në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.
Deri në orën 09:00, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 1,659 persona, apo 8.64 për qind. Në total, votimi organizohet në 29 përfaqësi diplomatike, ndërsa të drejtën e votës e kanë vetëm shtetasit e regjistruar paraprakisht në këto përfaqësi.




