Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar Albin Kurtin, kryetar i LVV-së dhe kandidat për kryeministër, për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Pacolli e vlerësoi rezultatin si një konfirmim të besimit të qytetarëve dhe vullnetit demokratik, duke i uruar shëndet dhe suksese në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.





