Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, më 28 dhjetor 2025, u pranuan gjashtë ankesa, kryesisht për shkelje gjatë votimit.
Ankesat përfshinin: dy ndaj LDK-së në Prishtinë për “përdorim të pasurisë publike dhe shfrytëzimin e pozitës për përfitim votash”, dy ndaj AAK-së për thyerje të heshtjes zgjedhore, një ndaj LDK-së në Podujevë për vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike dhe një ndaj Listës Serbe për shkelje të heshtjes zgjedhore.
Më 29 dhjetor, AAK-ja dorëzoi një ankesë shtesë ndaj Vetëvendosjes për thyerje të heshtjes zgjedhore.




