Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ajo ka konfirmuar se BE-ja po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës, duke kujtuar se tashmë janë lëshuar 216 milionë euro ndihmë dhe pritet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.
Kallas ka kërkuar intensifikim të reformave evropiane, ratifikim të shpejtë të marrëveshjeve për Planin e Rritjes dhe ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për avancimin evropian të të dyja palëve.




