Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar transferimi i shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët nga 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, të kategorive të luftës, personat me aftësi të kufizuara dhe skema të tjera sipas kritereve të vendosura me vendim.
Varësisht nga banka ku kanë llogaritë përfituesit, paratë do të jenë të disponueshme në orët e ardhshme.




