Kandidatja për deputet nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, ku LDK-ja doli e treta. Ajo ka uruar fituesit,Vetëvendosjen, dhe ka theksuar se për LDK-në është koha për të dhënë dhe për të marrë përgjegjësi. Në postimin e saj, Bajrami ka shprehur falënderime për votuesit dhe strukturat e partisë, duke thënë se përkushtimi i tyre e mban gjallë dhe të fortë LDK-në. Ajo gjithashtu ka shtuar se ambicia e saj ka qenë gjithmonë të shërbejë qytetarët, të forcojë LDK-në dhe të veprojë në interes të shtetit, duke siguruar se partia nuk do të ndalet dhe synon të rikthehet në krye me punë, besim dhe ekip.




