Ish-ministri dhe ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e djeshme, ku LDK-ja ra në rreth 13 për qind.
Veliu ka kërkuar llogaridhënie për humbjet dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm me garë reale në të gjitha nivelet, duke theksuar se askush nuk është mbi partinë.
“Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk i shërben të ardhmes së LDK-së”, ka shkruar ai.





