Komuniteti sportiv ndërkombëtar është tronditur nga ndarja nga jeta e Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Komiteti Olimpik i Kosovës e cilësoi Tizzanon si një mik të çmuar të Kosovës dhe një udhëheqës me vizion. Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, theksoi se kontributi i Tizzanos për Kosovën dhe për sportin olimpik do të mbetet i paharruar, ndërsa trashëgimia e tij do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm.
Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing dhe 17-herë kampion kombëtar i Italisë në rowing dhe lundrim. Komiteti Olimpik i Kosovës shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.




