Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbyllje të vitit. Ajo u prit nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, së bashku me stafin e Shtabit të Përgjithshëm.
Gjatë vizitës, presidentja u informua për aktivitetet dhe angazhimet e FSK-së në të gjitha fushat e veprimit dhe kapacitetet e saj. Osmani i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për shërbimin dhe përkushtimin ndaj vendit, duke uruar që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve dhe arritjeve të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës.





