Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që qarkullon përmes SMS-ve, të cilat pretendojnë të jenë nga Posta e Kosovës.
Mesazhet përmbajnë lidhje mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe të kartelave bankare për keqpërdorim financiar. Policia thekson se këto mesazhe nuk janë të dërguara nga Posta e Kosovës dhe faqet e përfshira nuk janë zyrtare.
Qytetarët këshillohen të mos klikojnë linke të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare, të fshijnë mesazhet mashtruese dhe të raportojnë çdo pagesë të kryer gabimisht në bankë dhe në polici.




