Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe 3 kompanive për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas aktakuzës, disa zyrtarë të MASHT-it kanë manipuluar procedurat e tenderimit për pajisje shkollore, duke favorizuar operatorë të caktuar dhe duke shkaktuar dëm financiar mbi 7,5 milion euro.
Po ashtu, janë lejuar dorëzime të produkteve nga Kina dhe Turqia, në kundërshtim me kontratat që parashikonin produkte nga Bashkimi Evropian. Prokuroria do të vazhdojë ndjekjen penale të këtij rasti sipas ligjit.




