Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026 përmes një videoje në Facebook, duke dërguar mesazhe paqeje, prosperiteti dhe progresi të përbashkët.
Në video, punonjës të ambasadës, përfshirë Micah Savidge dhe Kevin Miles, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe përparimin në siguri, duke evidentuar rolin e partneriteteve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në zhvillimin e sektorit privat dhe luftimin e krimit të organizuar.




