Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan termocentralet Kosova A dhe B për të kontrolluar gjendjen e njësive prodhuese dhe investimet e realizuara.
Kurti njoftoi se tri njësitë janë në funksion, duke garantuar stabilitet energjetik, ndërsa Rizvanolli përmendi investimet e këtij viti, përfshirë modernizimin e turbinës B2 dhe planet për zgjerim të kapaciteteve energjetike, përfshirë një park solar 100 MW me mbështetje të BE-së, që do të sjellë 350 MW shtesë deri në fund të vitit tjetër.




