Ish-ambasadori kosovar Avni Arifi ka vlerësuar se kapja e liderit venezuelas Nicolas Maduro nga SHBA-ja përbën një zhvillim të rëndësishëm gjeopolitik dhe një mundësi të madhe për Kosovën.
Sipas tij, ky zhvillim është humbje strategjike për Rusinë dhe Kinën, ndërsa për Kosovën hap rrugën për të siguruar të paktën katër njohje të reja, përfshirë Venezuelën, Saint Lucia, Trinidad and Tobago, si dhe rikthimin e njohjes nga Dominica.




