Janina Ymeri ka reaguar ndaj rritjes së faturave të ujit, duke e lidhur atë me keqmenaxhimin dhe humbjet e mëdha në kompanitë publike të ujësjellësit.
Sipas raportit vjetor 2024 të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”, gjatë vitit të kaluar janë prodhuar mbi 8.4 milionë metra kub ujë, por janë faturuar vetëm rreth 4.5 milionë metra kub. Kjo tregon se pothuajse gjysma e ujit të prodhuar humbet dhe nuk faturohet. Humbjet e ujit gjatë vitit 2024 arritën 46.40%, pothuajse të njëjta me vitin 2023 (46.23%).
Ymeri thekson se shpenzimet e këtyre humbjeve dhe menaxhimit të dobët po faturohen tek qytetarët dhe se kompanitë publike janë shndërruar në “strofullëk të keqmenaxhimit dhe krimit ekonomik”. Ajo nënvizon se kjo është arsyeja kryesore pas rritjes së faturave të ujit.




