Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 72.20 për qind apo 19,344 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10.15 për qind (2,720 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 9.56 për qind (2,560 vota).
KQZ ka njoftuar se sot nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ndërkohë, rreth 20 mijë pako të tjera me fletëvotime nga votimi me postë pritet të arrijnë në ditët në vijim, ndërsa KQZ shpreson që numërimi i të gjitha votave të përfundojë gjatë kësaj jave.




