Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat rrejshëm pretendojnë se janë dërguar nga autoritetet e trafikut.
Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.
Policia thekson se nuk dërgon mesazhe të tilla dhe u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes tyre.
Qytetarët këshillohen t’i fshijnë menjëherë mesazhet dhe, në rast se kanë kryer pagesë, ta raportojnë rastin në bankë dhe në stacionin policor më të afërt.




