Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar që nga dita e martë kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosa, duke kaluar në disa zona 9 metra.
Në Memaliaj, niveli i ujit ka shënuar 7.5 metra, duke përmbytur rreth 100 hektarë tokë dhe stacionin hidrometrik. Përmbytje është raportuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, që furnizon me ujë qytetin e Fierit.
Deri tani, 14 banesa janë të prekura nga përmbytjet.




