Në një konferencë të mbajtur për media rreth projektit “Ndërlidhja e qytetarit me adresën zyrtare”, drejtori i kësaj agjencie Avni Ahmeti ka thënë se regjistrimi mund të bëhet online përmes platformës EKosova apo fizikisht në komunën përkatëse.
Ahmeti ka deklaruar se tashmë mbi 220 mijë qytetarë kanë regjistruar adresën e tyre.
“Një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi. Pa adresë të saktë, nuk mund të ketë plane zhvillimore reale, nuk mund të ketë shërbime cilësore, si nga ato administrative e deri tek ato më emergjente siç janë shërbimet ambulante, zjarrfikësit apo policia”, ka theksuar Ahmeti.
Ndërsa drejtori i Agjencisë së Regjistrit Civil, Blerim Camaj, ka thënë se të gjithë qytetarët, të cilët nuk kanë adresë të saktë do të kushtëzohen shërbimet civile nga 1 gushti.
“Të gjitha shërbimet e gjendjes civile do të kushtëzohen dhe do të ndalohen nga 1 gushti. Nuk mund të pajisen qytetarët me shërbime civile pa adresë të saktë në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Camaj.




