Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 16 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 1407 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 14 janë dërguar në mbajtje.





