Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pronar i një lokali, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm.
Ai u kap duke luajtur poker në lokalin e tij së bashku me 14 persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan tavolina e pokerit, çipa dhe letra, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.




