I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe më pas është takuar me Presidenten Vjosa Osmani.
Kjo është vizita e parë e tij që nga rinovimi i mandatit për dy vite të tjera për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Gjatë mandatit të parë, Sorensen zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë rezultate.




