
Sot në Gllogjan u përkujtuan heronjët e Kosovës Arben dhe Luan Qerimaj në përvjetorin e rënies së tyre.
Në ceremonin përkujtimore mori pjesë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se në një ditë si kjo kujtojmë se sa e gjatë, e vështirë dhe e shtrenjtë ishte rruga deri te liria që gëzojmë sot.
Haradinaj tha se sot nderojm sakrificën për liri të heronjëve të Kosovës Arben dhe Luan Qerimaj si dhe të bashkëluftëtarëve të tyre të rënë po këtë ditë: Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.
“Ishte lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ajo që solli lirinë dhe e hapi rrugën për ndërtimin e shtetit tonë. Ishte kjo luftë që krijoi aleancën tonë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleancë që duhet ta ruajmë e ta forcojmë me krenari. Misionin tonë për sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, udhëhequr nga Amerika”,tha ai./rtvmalisheva/