Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2157 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 11 janë dërguar në mbajtje.





